BETA GLUCAN
Ju mund të keni dëgjuar që fibrat janë të dobishme, por e dini që jo të gjitha fibrat janë njësoj? Janë dy kategori fibrash: të tretshme dhe të patretshme. Brenda secilës kategori, ka tipe të ndryshme.
Beta-glucans janë polisakaride natyrale të cilat klasifikohen si fibra dietike të tretshme dhe ndihmojnë në normalizimin e kolesterolit dhe triglicerideve dhe uljen e nivelit të sheqerit në gjak. Ato ngadalësojnë aktivitetin e enzimave digjestive duke formuar një xhel viskoz në stomak, i cili ngadalëson absorbimin e ushqyesve dhe si pasojë, ul nivelin e sheqerit në gjak pas ushqimit.
Këto fibra ndihmojnë dhe në eleminimin e konstipacionit (kapsllëkut) dhe problemeve me zorrët, duke ushqyer bakteret e shëndetshme në zorrë, si dhe mbajtur nën kontroll peshën trupore.
Beta Glucan ndihmon në normalizimin e nivelit të kolesterolit dhe në uljen e nivelit të glukozës në gjak, pas ushqimit. Fibrat dietike janë të provuara për efektin në sistemin e tretjes, përmirësojnë funksionin e zorrëve dhe ndihmojnë në zbrazjen e zorrës së trashë. Konsumimi i Beta Glukan jep një ndjenjë ngopje, që ndikon në reduktimin e ushqimit.
Si funksionon Beta Glucan?
Duke qenë fibra të tretshme, Beta Glucan ngadalëson tranzitin e ushqimit në zorrë. Kjo bën që trupit ti duhen më tepër kohë për të tretur ushqimin. Tretja e ngadaltë bën që trupi të përthithë më ngadalë sheqernat e ushqimeve dhe ti lërë kohë organizmit për të eleminuar sheqerin e tepërt, duke e mbajtur stabël nivelin e sheqerit në gjak.
Rekomandohet:
- Personat që kanë nivel të lartë të kolesterolit dhe triglicerideve
- Personat që kanë nivel të lartë të glukozës ose vuajnë nga diabeti i tipit 2
- Personat që kanë probleme tretje
Përdorimi
Përbërësit
Vlerat ushqyese | për 100g | Për dozë (20g) |
Energji | 360 kcal / 1505 kJ | 72 kcal / 301 kJ |
Yndyrna | 10 g | 2 g |
Nga të cilat yndyrna të ngopura | 2 g | 0,4 g |
Karbohidrate | 36 g | 7,2 g |
Nga të cilat sheqer | 1,8 g | 0,36g |
Proteina | 19 g | 3,8 g |
Fibra dietike | 25 g | 5 g |
Nga të cilat beta-glucans | 14 g | 2,8 g |
Kripë | 0,01 g | 0,001 g |
Shqyrtime
Ende pa shqyrtime.