Nëse pyesni se cila është mënyra më e mirë për të trajtuar dhimbjet e kockave dhe kyçeve , ilacet farmaceutike apo përdorimi i suplementeve natyrale, atëherë mënyra natyrale është gjithmonë më e sigurta.
Ketu janë suplementet më të mira të certifikuara për dhimbjet e kockave dhe kyçeve:
1. Kolagjen Joint Care
Prodhimi i kolagjenit reduktohet pas moshës 20 vjecare, që do të thotë se degradimi i kolagjenit është më i shpejtë sesa sinteza e kolagjenit.Sasia e kolagjenit mund të reduktohet për 30% deri në moshën 45 vjecare, gjë që çon në shenja të dukshme të plakjes së lëkurës, shfaqjen e rrudhave, dobësimin e thonjve, flokët e hollë dhe aftësi lëvizëse të reduktuara.
Kolagjen natyral me formulë të patentuar nga Fortigel, peptide kolagjeni detar,MSM, superfood dhe shijen e këndshme të portokallit. E pasuruar me Camu Camu dhe Rosehip, që janë të pasura me vitaminë C. Vitamina C ka një rol në sintezën e kolagjenit për aktivitet normal të kërceve, ndërsa Rosehip ndihmon për të rritur lëvizshmërinë e kyçeve.
Rekomandohet:
- Për të gjithë personat që kanë probleme me kyçet apo vuajnë nga artritet.
- Për të gjithë ata që duan të përmirësojnë aftësitë e lëvizjes
- Për të gjithë që merren me sport, palestër dhe aktivitete fizike.
2. MSM TABLETA BIO
MSM (Metil Sulfonil Metan) nxirret nga bimët dhe përmban sulfur. Sulfuri është një element i rëndësishëm në trupin e njeriut, pasi është gjithashtu një bllok ndërtimi i proteinave dhe një përbërës thelbësor i indeve lidhëse, lëngjeve të kyçeve, lëkurës dhe thonjve.
MSM formohet nga rritja e algave në oqeane dhe avullohet në re. Në formën e shiut, ai bie përsëri në tokë dhe bëhet një lëndë ushqyese për të gjithë organizmat tokësorë. Është shumë i përqendruar në bimët e ekspozuara ndaj shirave të dendur – kryesisht te lëvorja e pishës, barishtet e egra, aloe vera, etj.
3. VITAMINË D3 2000 IU
Roli kryesor i Vitaminës D është të mbajë homeostazën dhe një përqendrim të vazhdueshëm të kalciumit dhe fosfatit në plazmë, sepse përshpejton thithjen e tyre nga aparati tretës dhe për këtë arsye është i rëndësishëm për ruajtjen e kockave dhe dhëmbëve të shëndetshëm.
Përshpejton thithjen e Magnezit nga aparati tretës, duke kontribuar kështu në funksionimin normal të muskujve.
Kontribuon gjithashtu në funksionimin normal të sistemit imunitar.
4. CITRAT KALCIUMI
Kalciumi është një mineral shumë i rëndësishëm për të mbajtur të fortë kockat dhe dhëmbët. Pasoja më e zakonshme e mungesës së kalciumit është osteoporoza, e cila i bën të brishta kockat dhe dhëmbët. Mungesa e kalciumit shkakton dhe dhimbje muskulore, lodhje, thonj të brishtë dhe probleme me lëkurën si ekzema dhe psoriazis.
Një të rrituri i duhen mesatarisht 800 mg kalcium në ditë. Citrati i kalciumit është një formë e kalciumit e cila është lehtësisht e përthithshme nga organizmi.
Rekomandohet:
- Personat me mungesë kalciumi
- Personat me kocka, dhëmbë apo thonj të brishtë
- Personat që kanë dhimbje muskulare
5. CITRAT MAGNEZI
Magnezi është një mineral mjaft i rëndësishëm për funsksionimin e nervave dhe muskujve, përfshirë muskujt e zemrës. Mungesa e magnezit sjell lodhje, mungesë energjie, përgëndrimi dhe shqetësime muskulore, veçanërisht lodhje dhe ngërçe të muskujve.
Një i rritur ka nevojë për rreth 300-400 mg magnez në ditë për një funksionim normal të sistemit nervor dhe muskulor. Personat me aktivitet të lartë fizik kanë nevojë për një sasi më të madhe ditore.
Rekomandohet:
- Personat që merren me sport
- Personat me mungese magnezi
- Personat që kanë dhimbje apo ngërçe të vazhdueshme muskulore.