Vaj lini është një lloj vaji që përfitohet nga lloji i farës së linit (Linum usitatissimum). Është një nga vajrat bimore më të njohura dhe të përdorura në botë për shumë qëllime. Disa nga përfitimet e vajit të linit përfshijnë:
- Burim i pasur i acideve yndyrore Omega-3: Vaji i linit është një burim i mirë i acidit alfalinolenik (ALA), një lloj Omega-3 yndyrore që është i rëndësishëm për shëndetin e zemrës dhe funksionimin e trurit.
- Mbështetje për shëndetin e zemrës: Përdorimi i vajit të linit mund të ndihmojë në uljen e niveleve të kolesterolit të keq (LDL) dhe të mbështesë shëndetin e zemrës për shkak të përmbajtjes së tij të lartë të acidit alfalinolenik.
- Efekte anti-inflamatorike: Disa studime kanë treguar se vaji i linit ka efekte anti-inflamatorike, duke ndihmuar në zvogëlimin e inflamacionit në trup, që mund të jetë i dobishëm për persona me sëmundje të ndryshme inflamatore.
- Mbështetje për shëndetin e lëkurës: Përdorimi i vajit të linit është përdorur për të përmirësuar shëndetin e lëkurës, duke përfshirë uljen e inflamacionit të lëkurës dhe përmirësimin e shkallëve të hidratimit të lëkurës.
- Mbështetje për funksionin e trurit: Omega-3-të e gjetur në vajin e linit kanë qenë të lidhura me përmirësimin e funksionit të trurit, duke përfshirë kujtesën dhe aftësinë kognitive.
- Efekte potenciale antikancerogjene: Ka prova të kufizuara që sugjerojnë se përdorimi i vajit të linit mund të ketë efekte antikancerogjene, veçanërisht në përmbajtjen e acidit alfalinolenik dhe efekteve anti-inflamatorike.
- Ndihmë për shëndetin e traktit gastrointestinal: Disa njerëz raportojnë se përdorimi i vajit të linit mund të ndihmojë në uljen e simptomave të sëmundjeve të traktit gastrointestinal, si sindromi i zorrës së irrituar (IBS).
Megjithatë, është e rëndësishme të konsiderohet se përdorimi i vajit të linit nuk është i përshtatshëm për të gjithë. Për shembull, personat me alergji ndaj farave të linit duhet të shmangin përdorimin e këtij vaji. Si gjithmonë, këshillohuni me një profesionist të shëndetit përpara se të filloni ndonjë regjim të ri ushqimor ose të përdorni produkte të reja shëndetësore.
PËRDORIMI PËR PROFILAKSI DHE SËMUNDJE:
Vaji i linit rekomandohet të përdoret vetëm në të ftohtë (dhe jo gatim në të nxehtë). Ajo mund të merret e shoqeruar nëpër sallatra. përzihet me salcë kosi, djath, salca të ndryshme, apo gjellë (fasule, etj.). Nëse e merrni të pashoqëruar me ushqim, dozimi ditor është 2 x 3 lugë çaji 30 minuta para buke. Rekomandohet kohëzgjatja e përdorimit jo më pak se 3 muaj.
KUNDËR ARTRITEVE DHE SËMUNDJEVE TË TJERA REUMATIZMALE
Masazhoni kyçet dhe pjesët e tjera të trupit që ju dhembin nga reumatizma. Këtë trajtim aplikojeni çdo ditë për 30 ditë rresht.
PËR DHIMBJEN E SHPINËS DHE TË MUSKUJVE
Masazhoni shpinën dhe muskujt që ju dhembin për rreth 10 minuta me vajin e linit. Pas masazhit, lëreni rreth 30 minuta deri sa lëkura ta thithë vajin krejtësisht. Pas disa masazheve, dhimbja do të largohet.
PËR THARJEN E LËKURËS SË FYTYRËS.
Nëse e ndjeni fytyrën të thatë dhe të “tërhequr”, atëherë aplikoni vajin e linit duke masazhuar fytyrën për 15 minuta në darkë përpara gjumit. Fytyrën lajeni vetëm në mëngjes.
KUNDËR RRUDHAVE
Eleminoni rrudhat e fytyrës me vaj lini. Përdorni vajin e linit duke aplikuar masazhin në fytyrë dhe konsum në rrugë orale. Efektet vihen re brenda 20 ditësh.
PËR TONIFIKIMIN DHE HIDRATIMIN E LËKURËS
Masazhoni lëkurën për rreth 15 minuta. Ky trajtim bëhet 2-3 herë në javë. Lëkura juaj do të jetë shumë më e shëndetshme dhe e tonifikuar!
PËR IRRITIMET, INFEKSIONET APO QELBËZIMET E LËKURËS
Hidhni mbi lëkurë disa pika vaj lini dhe e shpërndani lehtësisht me gishta. Vaji i linit shpejton procesin e shërimit duke rigjeneruar indet e dëmtuara.
KUNDËR AKNEVE ME ORIGJINË NGA ÇRREGULLIMET HORMONALE
Acidi omega-3 ndihmon në kontrollin e hormoneve (kryesisht hormonit androgjen) që është përgjegjës për krijimin e akneve tek femrat.
PËR RËNIEN NË PESHË
Vaji i linit rekomandohet të përdoret vetëm në të ftohtë (dhe jo gatim në të nxehtë). Ajo mund të merret e shoqëruar nëpër sallatra, përzihet me salcë kosi, djath, salca të ndryshme, apo gjellë (fasule, etj.).
Nëse e merrni të pashoqëruar me ushqim, dozimi ditor është 2 x 3 lugë çaji 30 minuta para buke.
PËR DËMTIMET E FLOKËVE
Masazhohet e gjithë lëkura e kokës dhe floku për rreth 15 minuta. Në këtë gjendje mbahet 1-3 orë dhe më pas lahet koka. Aplikimi me vajin e linit rekomandohet çdo ditë për 5-7 ditë rresht dhe më pas, aplikimi bëhet vetëm 1 herë në javë. Përveç kësaj, merrni vajin e linit edhe në rrugë orale (3 x 1 lugë çaji në ditë 30 minura para buke) , pasi floku ushqehet mjaft mirë në këtë mënyrë.
PËR KOHËZGJATJEN DHE RRITJEN E CILËSISË SË BOJËS SË FLOKUT
Dëshironi të lyëni flokët? Nëse bojës së flokut i shtoni edhe gjësëm luge vaj lini, efektet do të jenë mjaft të mira. Ngjyra e flokut do të jetë më e gjallë dhe kohëzgjatja e tonalitetit të bojës do të jetë më e madhe. Flokët do të duken gjithmonë të sapolyera!
PËR STILIMIN E FLOKUT
Nëse dëshironi që të stiloni flokët me ndonjë model specifik, i masazhoni paraprakisht ato me pak vaj lini vaj lini (duke lyer më parë mollëzat e gishtave me vaj lini dhe më pas masazhuar me to flokun). Vaji do të përthithet menjëherë nga floku, duke mos lënë asnjë gjurmë dhe forma e flokut do të ruhet mrekullisht për një kohë të gjatë!
PËR RUAJTJEN E KAÇURRELAVE
Aplikoni vajin e linit 2-3 herë në javë nëse keni flokë kaçurrela (shih trajtimin në rastin e flokëve të dëmtuar). Kaçurrelat do të ruajnë plotësisht formën dhe njëkohësisht do të shtohen!
PËR TË LEHTËSUAR KREHJEN E FLOKUT
Në rastet e krehjes me vështirësi të flokut, lyeni krehërin me vaj lini, (duke përdorur një pambuk ose tampon), dhe më pas krihni flokët. Vaji do të përthithet mjaft shpejt dhe krehja do të bëhet pa aspak vështirësi!
PËRDORIME TË TJERA
PËR DEPILIM
Depilimi me brisk është një opsion shumë praktik, por përdorimi i ujit me shkumë nuk është ideale pasi shpesh herë lëkurën e lë shumë të thatë. Këshillohet që mos të përdorni asnjë xhel, por të përdorni vajin e linit në vend të xhelit. Lyeni këmbët paraprakisht me të, pastaj mund të depiloheni me brisk. Pasi të keni mbaruar këmbët, ose pjesë të tjera të trupit, do të vëreni që janë aq të lëmuara dhe të hidruara sa do të habiteni tërësisht nga rezultati.
PËR TË PASTRUAR MAKE-UP’IN:
Përdoret një pambuk i lyer me vaj lini dhe pastrohet make-up’i me shumë kujdes pa e tërhequr lëkurën. Do të mbeteni e kenaqur nga efekti i tij!
Vaji i linit rekomandohet të ruhet në temperaturë nën 4-15 gradë C. Pas hapjes futeni në frigorifer.
SUPLEMENT USHQIMOR
NUK KA EFEKTE ANËSORE
NDËRVEPRIMI ME ILAÇET
Nuk ka asnjë të dhënë
KUNDËRINDIKACIONE
Nuk ka asnjë të dhënë
KATEGORITË E PËRJASHTUARA NGA PËRDORIMI
Nuk rekomandohet përdorimi i vajit të linit nga personat që vuajnë nga gjendrat tiroide.