Efektet
Fuqia e natyrës në një formë të leverdisshme! Alfalfa është një bimë e lashtë që paraardhësit tanë e përdornin kryesisht për bagëtitë. Por, studimet shkencore kanë treguar se kjo bimë është shumë më e rëndësishme për njerëzit, sesa mendonin paraardhësit tanë, pasi përmban një larmi vitaminash dhe mineralesh, si potas, kalcium, vitaminë K, beta karoten, klorofil etjPër shkak se janë shumë të pasura me vitamina dhe minerale, alfalfa rekomandohet për cilindo që ndihet i lodhur fizikisht dhe mendërisht.Kjo bimë ndihmon në problemet me veshkat, tëmthin, dhe prostatën, përmirëson urinimin dhe ndihmon për problemet e stomakut. Gjithashtu, kjo bimë ndihmon mjaft në uljen e kolesterolit, astmës, osteoartritit dhe diabetit.
- Vitamina K në përmbajtjen e alfalfas redukton rrezikun e mpiksjes së gjakut
- Përmban saponin, e cila ndihmon në largimin e toksinave të cilat shkaktojnë inflamacionin e kyçeve, prandaj alfalfa është mjaft e rekomanduar për njerëzit që vuajnë nga artritet. Saponina konsiderohet antioksidant i fuqishëm që pastron organizmin nga toksinat. Klorofila në gjethet e alfalfa-s ndihmon gjithashtu në detoksikim.
- Për shkak të pasurisë me vitamina dhe minerale, alfalfa kujdeset për shëndetin e flokëve dhe thonjve, si dhe përmirëson paraqitjen dhe strukturën e tyre.
Reviews
There are no reviews yet.