0 L

S’ka produkte në shportë.

Transporti falas për çdo blerje mbi 5,000 lekë ne Tirane dhe mbi 8,000 lekë në qytete të tjera!

info@megastorealbania.com

+355 69 69 38 832

0 L

S’ka produkte në shportë.

postimet e fundit në blog

Home Vajra Kurativ Vajra Bimore

Vajra Bimore

Showing 13 – 24 of 25 results

VAJ I FARËS SË ZEZË BIO

Vaji i farës së zezë (Nigella Sativa) ka një përdorim të gjerë rreth 2500 vjeçar dhe gjurmët e përdorimit të tij janë gjetur në qytetërimet e lashta greke dhe egjiptiane. Sot, vaji i farës së zezë konsiderohet si një ilaç universal dhe i jashtëzakonshëm për mirëqënien.Vaji i farës së zezë ka efekte të mrekullueshme, sidomos ndaj sëmundjeve që burojnë nga dobësia dhe inefiçenca e sistemit imunitar. Nga mjekësia moderne pretendohet se ky lloj vaji ka veti kuruese edhe për sëmundje të tilla si AIDS apo sëmundjet tumorale.Kërkimet kanë vërtetuar se ndikimi dhe efikasiteti i vajit të farës së zezë në stimulimin e sistemit imunitar dhe trajtimin e shumë sëmundjeve shtohen kur merret i kombinuar me vajra të tjera, si vaji i ullirit, vaji i lule diellit, vaji i karrotës, vaji i farës së kungullit, vaji i hudhrës, vaji i kamomilit, etj.Efekte shumë të mira si suplement ushqimor me rezultate të shkëlqyera, veçanërisht në periudhën e rritjes, arrihen me kombinimin e tij me mjaltin.Me gjithë këto veti të mira kuruese që përmban fara e zezë, është e vështirë të qëndrojë jashtë vëmendjes.Vitet e fundit në Europë dhe SHBA vërehet të ketë kërkesë të lartë për këtë farë. Në farmacitë gjermane fara e zezë tashmë është e pranishme në formën e saj origjinale si farë, vaj, ose tabletë.
1,000 L2,000 L

VAJ KALENDULA

Vaji i Kaledulës është një vaj i jashtëzakonshëm për përdorim kozmetik dhe për mirëqënien e lëkurës. Ka veti qetësuese dhe rigjeneruese. Rekomandohet si zbutës dhe freskues për lëkurën e fëmijëve dhe personave të moshuar; ndihmon në qetësimin e skuqjeve dhe irritimeve të lëkurës.Karotenoidet në përmbajtjen e lules së Kalendulës stimulojnë prodhimin e qelizave të reja epiteliale, duke luftuar veprimin e radikaleve të lira.
2,200 L

VAJ KANELLE

Kanella është një erëz e njohur dhe e  përdorur prej mijëra vjetësh nga njeriu.Sipas studiuesve, mes 26 erëzave më të përhapura në botë, kanella renditet në vendin e parë, për shkak të vetive mbrojtëse antioksidante.Aroma unike, ngjyra dhe shija e kanellës është për shkak të vajit në përmbajtjen e saj.Vetitë e jashtëzakonshme të kanellës, mund të merren nëpërmjet lëvores së saj, vajit esencial, ose e ekstraktuar në vaj bimor. Përmbajtja me fenole, flavonoide i japin vajit të kanellës veti antioksidante, anti-inflamatore, anti-diabetike, anti-mikrobiale, si dhe forcon sistemin imunitar, duke pakësuar mundësitë e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.
700 L

VAJ KARROTE

Vaji i karrotës është një preparat 100% natyral. Ai nxirret nga fruta e karrotës dhe farat e saj, të cilat shtrydhen në gjendje të ftohtë, për mos t’i ndryshuar strukturën e saj kimike dhe për të siguruar efektivitet maksimal në përdorimin mjekësor.Vaji i karrotës është një burim i pasur i karotinës që është substancë e domosdoshme në fuqizimin e shikimit me të dy llojet e saj: alfa dhe betakarotinë.
600 L

VAJ KARROTE

Një vaj i jashtëzakonshëm bimor për përdorim kometik, për kujdesin e fytyrës, me veprim zbutës dhe anti-age.I dhuron epidermës shkëlqim dhe vitalitet, si dhe lehtëson nxirjen nga dielli.
2,500 L

VAJ KASTORI (RICINI)

Vaji i kastorit (ose siç quhet shpesh vaji i ricinit) shquhet për një spektër mjaft të gjerë përdorimi dhe me efekte të shkëlqyera për çdo gjë që përdoret: flokët, fytyrën lëkurën!Ajo që e bën të veçantë këtë vaj është është përmbajtja në nivele të larta të një acidi  të rrallë yndyror që quhet acidi ricinoleik, i cili mund të gjendet vetëm në këtë vaj dhe në disa lloje të kërpudhave. Për shkak të këtij acidi, vaji i ricinit ka veprim të forte anti-inflamator. Por vlerat e vajit të kastorit nuk mbarojnë këtu; ai është  hidratant, nutrient, eksfoliant, balsamik, astringent, cikatrizant, duke plotësuar në këtë mënyrë një gamë mjaft të gjerë të efekteve në lëkurë; përveç kësaj, zgjat flokët, eleminon rënien, u jep flokëve jetë, etj.
400 L1,200 L

VAJ KËRPI

Është një vaj bimor për përdorim kozmetik, për trajtimin e lëkurës, për të ndihmuar rigjallërimin e aktivitetit natyral të epidermës. Është i pasur me Acide Polinsature dhe Vitaminë E, të cilat ndihmojnë fort me vetitë e tyre antioksidante.
2,200 L

VAJ KOKOSI EXTRA VIRGIN

PRODUKT USHQIMOR I ÇERTIFIKUARVaji i arrës së kokosit për lëkurën është një zgjidhje e natyrshme, e shëndetshme dhe mjaft efikase për të gjitha problemet e lëkurës. Ai zbut dhe hidraton lëkurën, parandalon plakjen qelizore, redukton rrudhat në fytyrë dhe zonën e syve, përshpejton shërimin nga plagët dhe sëmundjet e lëkurës, pastron lëkurën nga qelizat e vdekura dhe gjithë papastërtitë e tjera,  mbron lëkurën nga dielli, ushqen dhe rigjeneron qelizat e lëkurës.
1,000 L1,500 L

VAJ LINI

VAJI I LINIT – “USHQIMI" I BUKURISË DHE TRAJTIM BAZË PËR SHËNDETIN Për sëmundjet e brendshme Për çrregullimet psiko-emocionale Për rënien në peshë Për flokët Për traumat etj…
1,000 L

VAJ LIVANDO

Vaji i Livandos është një nga vajrat më të të njohura dhe më të mira, përdorur në industrinë kozmetike, si dhe në trajtimet mjekësore bimore.Vaji i Livandos ndihmon kundër stresit, për relaksim dhe  inkurajon gjumin.
700 L1,400 L

VAJ LULE BASANI

VAJI I LULE BASANIT – “MAGJIA” PËR ULÇERËN E STOMAKUT, PLAGËVE NË LËKURË DHE MJAFT SËMUNDJEVE TË TJERA!
“Balsam magjik” është konsideruar vaji i lule basamit në shumë kultura anembanë globit! Për qindra e qindra vjet, përzierja e vajit të ullirit me lule basanin ka qenë trajtimi kryesor për kurimin e plagëve pas luftrave, rigjenerimin e lëkurës, sëmundjeve të brendshme, etj. Kurse çaji i lule basanit përdorej si një çaj qetësues me efekte të fuqishme. Në farmacitë e fillimit të shekullit të njëzetë, kjo përzierje njihej si “vaji i kuq”, ose Hypericum liniment.Sot, vaji i lule basanit është trajtuesi kryesor dhe më i fuqishëm për shërimin e ulçerës së stomakut dhe duodenit, për mjekimin e plagëve (sidomos plagëve post-operatore në kokë), kundër djegieve, traumave muskulare; rezultativ në reduktimin dhe eleminimin e plotë të afshit të menopauzës; për mjekimin e bronshitit dhe astmës; është i mrekullueshëm për çdo lloj problem infektiv të lëkurës; tepër efikas për trajtimin e dhimbjeve të kyçeve dhë sëmundjeve reumatizmale; për dhimbjet e kokës, veshkave, anginës, etj.Mjaft efektiv është vaji i lule basanit kundër ankthit dhe depresionit. Kërkimet shkencore rezultojnë se lulja e basanit mund të ndihmojë në kurimin e formave të lehta dhe të mesme të depresionit. Për më tepër, këto kërkime shtojnë së kjo bimë ka efekte anësore më të pakta dhe më të lehta krahasuar me mjekimet antidepresive.Por kujdes! Vaji i lule basanit mund të bashkëveprojë me mjekime të caktuara që merren për të kuruar depresionin, prandaj duhet që gjithmonë të merret nën supervizimin e mjekut.
1,400 L

VAJ ROSEHIP

Ky vaj cilësohet si një nga vajrat më të mirë për rrudhat dhe njollat nga plakja, si dhe për reduktimin e strijave, çikatriçeve dhe shenjave në lëkurë.I nxjerrë nga farat e bimës Rosehip, ky vaj është një nga trajtimet më të shkëlqyera anti-age. Pse është kaq i mirë për shëndetin e lëkurës ky vaj? Është i mbushur me kaq shumë lëndë ushqyese të njohura që rrisin shëndetin e lëkurës dhe kanë efekte kundër plakjes.Vaji rosehip, i quajtur edhe vaji i farës Rosehip, është një burim i pasur i acideve esenciale yndyrore (EFA), duke përfshirë acidin oleik, palmitik, linoleik dhe acidin gama linolenik  (GLA). Janë perfektë në luftimin e thatësisë së lëkurës dhe reduktimin e shfaqjes së linjave në fytyrë.Rosehip është një nga bimët më të pasura me vitaminë C. Ky është një plus shumë i madh për reduktimin e  plakjes duke qenë se vitamina C ndihmon në prodhimin e kolagjenit, që fatkeqësisht reduktohet me rritjen në moshë. Shtimi i produkteve të pasura me vitaminë C, si vaji i Rosehip, në rutinën tuaj të bukurisë, çojnë në nxitjen e kolagjenit dhe shmangien e shënjave të plakjes.
1,500 L