Home SuperFoods Energji
Energji
Showing 1 – 12 of 39 results
ALFALFA BIO
Një superushqim i pasur, burim i rëndësishëm mikronutrientësh
- I pasur me vitamina dhe minerale
- Fuqi natyrale detoksikimi
- Burim fitoestrogjeni
BAR ELBI BIO
Elbi është një nga bimët më të lashta të kultivuara nga njerëzimi. Përdorimi i tij daton që prej 8500 vjet para Krishtit. I përdorur nga shumë qytetërime të vjetra si Grekët, Egjiptianët dhe Babilonasit: në Babiloni, elbi përdorej si “valutë” standarte shkëmbimi.Në fillim të shekullit të XX u zbulua se filizat e elbit përmbanin një sasi të jashtëzakonshme ushqyesish. Para Luftës së Parë Botërore, farmacitë amerikane filluan ta shisnin si suplement vitaminash.Bari i elbit (barley grass) meret nga gjethet e vogla të elbit dhe përmban shumë vitamina dhe minerale.Rekomandohet:
- Për të gjithë ata që nuk konsumojnë mjaftueshëm vitamina dhe minerale
- Për atletët
- Për vegjetarianët dhe veganët
- Rekomandohet edhe gjatë detoksifikimit të trupit
BAR GRURI BIO
Bari i grurit është një burim i pasur vitaminash dhe mineralesh. Bari i grurit Nature’s Finest është i rritur në mënyrë bio-organike dhe i tharë me kujdes per të ruajtur super vlerat ushqyese të tij. Është një burim i bollshëm proteinash, fibrash dietike dhe klorofili.Një burim natyral i vitaminave dhe mineraleve
- I rritur 100% organik
- Vitamina dhe minerale
- Përmbajtje e lartë proteinash
- I pasur me fibra dietike
BIO CHLORELLA POWDER
Klorela (Chlorella) është një algë blu-jeshile e ujërave të ëmbla me përmbajtje të lartë proteinash, kështu që është specifikisht e përshtatshme për veganët.Është një nga ushqimet më të pasura; mjaft e pasur me fitonutrientë si: amino acide, klorofil, beta-karoten, potas, fosfor, biotin, magnez dhe vitamian B-kompleks.Duke e krahasuar me spirulinën,përmban më pak proteina por më shumë klorofil.Rekomandohet:
- Për të gjithë ata që kanë mungesë hekuri
- Për atletët dhe personat që merren me aktivitet fizik
- Vegjetarianët dhe veganët
BIO DETOX SUPERFOOD MIX
Përzierja Super Food DETOX ka aftësinë për të mbrojtur qelizat e mëlçisë dhe pastruar organizmin.Formula përmban 6 ushqime super të përzgjedhura me kujdes: barin e grurit, barin e elbit, algën Chlorella, algën Spirulina, Lucuma dhe Lemongrass.Rekomandohet:
- Për të gjithë ata që duan të kenë një organizëm të shëndetshëm
- Për të gjithë ata që pinë duhan
- Për të gjithë ata që janë në dietë dhe nuk konsumojnë mjaftueshëm vitamina dhe minerale
- Për të gjithë ata që janë dietikë
- Për atletët dhe personat që merren me sport
- Për vegjetarianët dhe veganët
BIO FEMALE POWER
Bio Female Power është një përzierje 100% organike me përmbajtje të bimëve: Mucuna Pruriens, Shatavari, Schisandra, Maca, Kanellë dhe Sheqer Palme Kokosi.
1,900 L Rekomandohet për të gjitha femrat që kanë:
- probleme hormonale
- vështirësi dhe mestruacione të çrregullta
- probleme me gjumin
- probleme me sistemin nervor
- probleme gjatë periudhës së menopauzës
- probleme me infertilitetin
- problem PMS (Premenstrual syndrome)
BIO HEMP PROTEIN POWDER
Proteina e kërpit merret nga farat e tij. Hemp protein powder e Nature's Finest përmban me shumicë proteina dhe acide yndyrore të pangopura.Proteina e kërpit përmban një sasi të madhe të mineraleve: kalium,magnez,hekur dhe fosfor.Rekomandohet:
- Personat vegjetarianë dhe veganë
- Personat që merren me palestër dhe aktivitete fizike
BIO MACA POWDER
Maca është një bimë e Andeve, nga të paktat që ka arritur të përshtatet me kushtet e vështira në një lartësi mbi 4400 metra, ndaj konsiderohet një bimë jashtëzakonisht e qëndrueshme. Maca është vlerësuar me shekuj nga indianët peruan për pjesën e saj nëntokësore të rrënjës, e cila me të drejtë quhet "rrënja e mrekullisë". Inkasit përdorën maka për të rritur forcën dhe qëndrueshmërinë gjatë luftimeve.Kushti që Maca të përmbajë një sasi të mjaftueshme të përbërësve aktivë është që të rritet në lartësinë maksimale të mundshme. Maca jonë vjen nga lartësitë e Perusë. Është gjithashtu shumë e rëndësishme që maca të thahet natyrshëm në diell për dy muaj.Substancat medicinale të makës mblidhen në rrënjën në formë zemre. Rrënja hahet e papërpunuar, thjesht e tharë dhe e bluar.
BIO MORINGA POWDER
Moringa oleifera është një pemë me origjinë nga India. Është provuar që ndihmon në mbajtjen në normë të nivelit të sheqerit në gjak.Gjethet e saj janë të pasura me proteina,fibra dhe vitamina A, B, E dhe minerale si kaliumi, kalciumi, magnezi, fosfori dhe hekuri.Rekomandohet:
1,900 L - Për të gjithë ata të cilët nuk konsumojnë mjaftueshëm vitamina dhe minerale.
- Për diabetikët
- Për atletët
- Për vegetarianët dhe veganët
BIO RHODIOLA ROSEA
Roseroot ose Rhodiola ka qenë një medikament mjekësor natyral për shekuj. Është shumë e përshtatshme për të gjithë ata që përballen me stresin fizik dhe psikologjik të vazhdueshëm. Rhodiola mbush trupin me energji dhe I jep forcë. Është e pasur në antioksidantë,të cilat mbrojnë qelizat nga stresi oksidativ. Gjithashtu, vepron si adaptogen,që do të thotë e mbron trupin nga situate stresuese.
BIO RICE DRINK
- Kërkoni një alternativë të shëndetshme, vegane dhe të shijshme të qumështit të lopës?Një përzierje bimore Bio-Organike me bazë orizin është më e shëndetshme dhe me një popullaritet në rritje si zëvendësues i qumështit të lopës. Është një alternativë e shkëlqyer për personat që kanë probleme me intolerancën ndaj laktozës dhe alergji të ndryshme. Është super e lehtë të përgatitet dhe të ruhet. Me 250 gr mund të përgatisni 2.5 litra pije. Pija e orizit është një alternativë për të përgatitur drithrat e mëngjesit, smoothie të shëndetshëm, ëmbëlsira dhe për ta shtuar në kafe. Mund t’ja shërbeni dhe fëmijëve si një produkt të sigurtë.
- 100% organik
- Pa shtesa sheqeri
- Pa laktozë
- Vegan
- Jo OMGJ
- Shije e jashtëzakonshme
BIO RICE DRINK & ALMOND
Kërkoni një alternativë të shëndetshme, vegane dhe të shijshme të qumështit të lopës?Një përzierje bimore Bio-Organike me bazë orizin është më e shëndetshme dhe me një popullaritet në rritje si zëvendësues i qumështit të lopës.Shtimi i proteinave të bajames së ëmbël e bën shijen dhe aromën e kësaj pije më të plotë dhe me një shije më kremoze.Është një alternativë e shkëlqyer për personat që kanë probleme me intolerancën ndaj laktozës dhe alergji të ndryshme. Është super e lehtë të përgatitet dhe të ruhet. Me 250 gr mund të përgatisni 2.5 litra pije. Pija e orizit është një alternativë për të përgatitur drithrat e mëngjesit, smoothie të shëndetshëm, ëmbëlsira dhe për ta shtuar në kafe.Shtimi i proteinave të bajames forcon shëndetin. Bajamet janë të pasura me yndyrna të shëndetshme, proteina, magnez dhe vitamina E.